Ambasadori i SHBA, Donald Lu është pritur nga kryeprokuroria Arta Marku pak minuta më parë në Prokurorinë e Përgjithshme në ditën e saj të tretë në krye të detyrës.
Mësohet se ky është takimi i parë i Lu-së pas zgjedhjes së saj Kryeprokurore ndërsa ka zgjatur vetëm pak minuta.
Ditën e djeshme ambasadori i SHBA-së u prit në takim nga krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Fill pas kësaj, ditën e sotme Donald Lu takon edhe kryeprokuroren Arta Marku.
Nuk dihet tema e takimit mes Lu dhe zonjës Marku, por me sa duket ambasadori amerikan do të tregojë mbështetjen për kryeprokuroren e re.
Ambasadori Lu është shprehur haptasi pro një Kryeprokurori të Përkohshëm me gjithë kundërshtimet e opozitës. Si ai ashtu edhe ambasadorja e BE kërkuan që parlamenti të vijonte punën për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës.
Ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.
Lu u shpreh se:
Takimi mes Lu dhe Markut zgjati 20 minuta, ndërsa më pas Kryeprokurorja e Përkohshme do të prezantohet te vartësit e saj në Prokurori. Ajo ka thirrur në takim një ditë më parë të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.