“Varrin e kanë vjedhur pseudo-arkeologët”, qyteti ilir i Amantias në mëshirë të fatit

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20.12.2017, 16:56

Qyteti ilir i Amantias, i përmendur së pari në shekullin e IV p.e.s. e i themeluar në fund të shekullit të V p.e.s, sot mbahet si park arkeologjik edhe pse nuk ngjan aspak si i tillë.

25577191_10213279985547921_137724604_o

Rrënojat e Amantias ndodhen në juglindje të Vlorës, sapo hyn në luginën e Shushicës.

Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e lartë dhe në tarracat e saj. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit.

25577320_10213279986387942_586364723_o

25577050_10213279983987882_275713569_o

Kjo ka bërë që Amantia të mos kish pamjen e qyteteve të tjera ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën në sheshet dhe tarracat e mëdha të sajuara , të zgjeruara dhe të forcuara me mure, në anët e ndryshme të kodrës.

Por, në çfarë gjendjeje ndodhet sot Amantia, qyteti që shërbeu si një qendër e rëndësishme në krahinën e Ilirisë së Jugut?

25590439_10213279982947856_1416247418_o

Sot është rrënuar dhe të dhemb shpirti kur sheh se si është katandisur Amantia që për një kohë të gjatë ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të përparuar.

Një qytetar ka shkruar për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Një varr historik në kalanë e Amantis, i grabitur nga pseudoarkeologët dhe i lënë në mëshirë të fatit. Alarmante!”

25577427_10213279982907855_1478236435_o

Kur nuk duam historinë tonë, imagjino të ardhmen... apo jo Mirela Kumbaro?!

25578898_10213279982267839_1293955278_o

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit