Gjendet i vdekur në makinë, kush është shkodrani që dyshohet se e kanë vrarë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.12.2017, 12:06

1

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën paraditen e sotme.

Angjelin Shkami është gjetur i vdekur në fshatin Grudë.

Viktima është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave në Stom Golem. Ai është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Shkami rezulton person me precedentë penalë. Në prill të këtij viti ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Rrethanat e vdekjes nuk janë konfirmuar ende në rrugë zyrtare.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për rrethanat.

Vijon…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit