Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet shok skuadre me djalin e Maldinit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12.12.2017, 12:11

Sakaj-470x452 (1)Mesfushori i Kombëtares shqiptare U21, Fabio Sakaj ka gjetur skuadrën e re.

19 vjeçari ka firmosur zyrtarisht me Racing Fondin, klub që militon në Serinë C italiane. Ky transferim erdhi për shkak se ish-ekipi i tij Modena falimentoi dhe Sakaj u detyrua të largohej.

Te skuadra e Fondës aktivizohet edhe portieri shqiptar Entonio Elezaj si dhe Kristian Maldini, djali i legjendës së Milanit dhe futbollit italian Paolo Maldini.

Lajmi për kalimin e Sakajt u bë publik nga vetë klubi italian në faqen zyrtare. Ekipi për momentin pozicionohet në vendin e 14-të të grupit C me 18 pikë në 17 javë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit