Pak ditë pas vdekjes që jo vetëm tronditi Islandën, ku krimi thuajse nuk njihet fare, por edhe familjarët e të riut Klevis Sula nga Çorovoda, ka folur nëna dhe vëllai i Klevisit.
20-vjeçari, Klevis Sula, u qëllua me thikë nga një person me probleme mendore dhe fatkeqësisht nuk ia doli t’u mbijetonte plagëve të marra dhe pas disa ditësh i shtruar në spital ndërroi jetë të dielën që lamë pas.
Për këtë humbje ka folur nëna e Klevisit, Natasha Sula, e cila në një intervistë për “Stöð 2” e ka përshkruar Islandën, ku i biri jetonte dhe punonte, si një vend tejet të sigurtë.
Znj. Natasha Sula është shprehur:
Natasha ka udhëtuar në Islandë bashkë me djalin tjetër pas sulmit ndaj Klevisit dhe islandezët i kanë ndihmuar me shpenzimet e varrimit, pasi kanë hapur një llogari bankare në të cilën kanë kontribuar shumë qytetarë.
Intervista në origjinal, ku vëllai dhe nëna e Klevisit flasin shqip: