Drilon Hoxha ishte një aktor i ri disa vite më parë që spikati në skenë me rolet e tij imitative perfekte të personazheve të njohur të politikës shqiptare.
Disa vite më pas ai u bë i njohur në ekranet shqiptare duke qëndruar gjithnjë në linjën e aktrimit duke u bërë aktor protagonist në filmat e tij.
Ai ishte i ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol shoferit”, për të rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij.
Driloni u shpreh:
Kisha qejf të futesha në ‘Portokalli’, por ka qenë një koleg i yti dhe i imi përpara që drejtonte, që s’po e themi me emër, dhe u ankua: ‘Pse ky bën rolet e mia, çojeni deri në gjysmëfinale’. Ky zotëria na kërkoi një gjë më të madhe duke thënë po s’e bëri ai, Berisha nuk bëhej fare. Unë Berishën e bëra për qejf, nuk kisha menduar që të haja bukë nesër me atë rol.
Ndërsa vazhdoi rrëfimin, pa përmendur emra, ai la të kuptohej se bëhej fjalë për Agron Llakën, i cili njihej për rolin e tij imitues të kryeministrit të atëhershëm Sali Berishës.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.