“Njihni rakinë dhe keni njohur Shqipërinë”, gazeta gjermane mahnitet nga vendi ynë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.12.2017, 21:19

Një nga gazetat më prestigjoze gjermane, "Der Spiegel”, i ka kushtuar së fundmi një shkrim vendin tonë, por kësaj radhe nuk përmendet as Tahiri, as situata politike, e as përmbytjet.

Reporterja e njohur, Nele Gulck, ka shkruar një artikull mbresëlënës mbi vizitat në disa prej fshatrave të Devollit, duke ndarë me mbarë botën detaje mahnitëse nga jeta popullit tonë.

Ajo ka përshkruar si ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, dhe vizitat në zona të ndryshme të vendit tonë.

Gazetarja gjermane duket se është mahnitur nga prodhimi i rakisë së manaferrës, të cilin e përshkruan me detaje nga vjelja deri në zierje.

Duke iu referuar shqiptarëve si një popull punëtor dhe inteligjentë, Gulck shkruan se:

Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura! Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë. Rakia kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj."

Gazetarja gjermane e ka shoqëruar artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në vendlindjen e Dritëro Agollit, Arrëzë dhe Sinicë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit