Olsi i “Big Brother” flet për vajzën misterioze: Ja kush është ajo…

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.11.2017, 13:05

Olsdi Klosi, një ndër ish-banorët e “Big Brother”, mori jo pak vëmendje për historinë e tij të dashurisë me Fjorentinën.

Fansat e tyre u trishtuan jo pak kur çifti u nda.

Por mesa duket gjithçka ka mbetur pas për Olsin.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai ka folur për vajzën misterioze që e puthte në foton që u përfol pak ditë më parë.

Olsi është shprehur se vajza në foto nuk është e dashura dhe se fotoja i përket një çasti momental.

I pyetur për planet për martesë ai ka kundërshtuar dhe mohuar në mënyrë absolute, ndërsa është shprehur se për momentin dëshiron të shijojë marrëdhëniet e shkurtra me një person që do t'i hyjë në zemër.

Ndër të tjera djali ka folur edhe për marrëdhënien me Fiorentinën, ndërsa ka mohuar të ketë përjetuar dashurinë e vërtetë me të, duke thënë se diçka të tillë e ka kaluar shumë vite më parë.

Ai u shpreh:

Dashurinë e vërtetë e kam kaluar vite më parë, dhe është diçka shumë e bukur… Ende nuk jam në qiellin e shtatë, sepse nuk ka ardhur dikush në jetën time që të ndihem i tillë.

Sa i takon tradhtisë në çift, Olsi tha:

Në një lidhje duhet të ekzistojë mirëkuptimi, dhe të ketë gjithësekush hapësira. Tradhtia është diçka që nuk mendohet, në qoftë se ndodh, ndodh. Por nëse do ta dua dhe ta quaj partnere zemre, nuk bëhet fjalë për tradhti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit