Kërkesa absurde e një burri, i cili ka bërë një lajmërim, është bërë viral në rrjet brenda shumë pak ditësh. Ajo që mund të ishte një shaka, në fakt është një lajmërim i vërtetë, i shkruar nga një person, i cili ka dëshirën të gjejë një grua me karakteristikat që ai pëlqen.
Në fakt, është një lajmërim unik dhe i veçantë në llojin e tij.
"Kërkoj grua. Të jetë italiane, e pamartuar, as e divorcuar apo me fëmijë, duhet të jetë e re që të bëjë fëmijë, të jetë e përulur, e sjellshme, të dijë të gatuaj, të respektojë të shoqin, shtëpiake, të dojë shtëpinë dhe fëmijët, të jetë e bindur dhe e sinqertë. U them jo femrave që janë të bukura e të reja vetëm brenda (në shpirt), apo me të kaluar të degjeneruar. Dua të jetë shumë fetare dhe e devotshme ndaj Jezusit dhe Shën Mërisë. Të mos jetë e diplomuar apo shumë studioze. Nëse ke këto karakteristika, më kontakto. Do të të bëj një grua të realizuar dhe të lumtur".
Këto janë kërkesat e një burri, i cili ka vendosur të mos e tregojë identitetin e tij, nëpërmjet një flete të vendosur në një mur në qytetin e Venecias në Itali. Ky burrë kërkon, me fjalë të tjera, një femër që të jetë e nënshtruar dhe t'i përkushtohet tërësisht bashkëshortit të saj. Oferta është serioze pasi burri ka lënë edhe një adresë e-maili ku femrat mund ta kontaktojnë.