Shpesh thuhet se meshkujt ndihen më të sigurt kur penisi i tyre është i madh. Mirëpo, shumë femra kanë pohuar se madhësia e organit mashkullor nuk ka shumë rëndësi për të arritur kënaqësinë gjatë aktit seksual. Edhe pse mbetet një pyetje klishe dhe e vjetër duket se më në fund është gjetur një përgjigje për madhësinë e penisit të meshkujve sipas shteteve në botë.
Pas disa hulumtimeve, "Target Map" ka zbuluar se meshkujt me penisët më të mëdhenj (16 cm deri 19 cm) mund të gjenden në Ganë, Gabon dhe Nigeri.
Përveç këtyre, edhe meshkujt e Italisë dhe Norvegjisë janë renditur në maje të listës sa i përket meshkujve me madhësinë më të madhe mesatare të organit mashkullor.
Por, ku është renditur Britania e Madhe? Sipas të dhënave, britanikët gjenden diku në mes, ku madhësia mesatare e penisit në Britani është rreth 13 – 15 centimetra.
Ndërkohë, muajin e kaluar të dhënat kanë treguar se 36 për qind e meshkujve britanikë dhe partneret e tyre kishin raportuar se janë të pakënaqur me madhësitë e tyre.
