Me Serbinë ia doli në “Elbasan Arena”, tani mesfushori serb kërcënon korçarët: Vijmë për…

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 16.10.2017, 10:43

tosicZoran Toshiç e di mjaft mirë si mund të fitosh brenda në Shqipëri pasi e provoi në ndeshjen kur Serbia fitoi 0-2 në "Elbasan Arena". Toshiç është një nga futbollistët më cilësorë në përbërjen e Partizanit të Beogradit i cili i është bashkuar në këtë sezon klubit pas 7 viteve te CSKA e Moskës.

30 vjeçari ka regjistruar 76 ndeshje me përfaqësuesen e Serbisë dhe do të jetë një nga rreziqet kryesore për prapavijën e Skënderbeut në ndeshjen e së enjtes e vlefshme për grupet e Europa League. Futbollisti i ka idetë shumë të qarta rreth asaj që kërkohet nga Partizani i Beogradit në këtë vizitë në “Elbasan Arena”.

“Tani ne e kemi të gjithë mendjen te ndeshja e Ligës ë Europës dhe fillojmë që nesër përgatitjet tona. Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për ne dhe jam i bundur se do të jemi në nivelin që Partizani kërkon nga ne që të tregojmë në fushën e lojës. Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë për vazhdimësinë e sezonit dhe jemi shumë të ndërgjegjshëm për këtë. Ne do të shkojmë atje për të fituar, siç pritet gjithmonë nga Partizani”, deklaroi Toshiç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit