“Qytetari merret peng për tre ditë në Fier, policia nuk ndërhyn për këtë arsye”

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15.10.2017, 19:26

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” një denoncim që flet për rrëmbimin e një qytetari nga Renato Çami, sponsori më i Madh i Partisë Socialiste, por policia as nuk ka shkuar për kontroll në shtëpi.

Denoncimi është dërguar në faqen e Bashës nga një polic.

Sipas policit, një qytetar është marrë prej 3 ditësh peng, ndërkohë që policia ka frikë të arrestojë autorin, pasi ky i fundit është sponsori më i madh i Gramoz Ruçit.

Postimi i plotë:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi polic​ia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur.

auto_Screenshot_71508087635

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit