Këtë vit do të rritet çmimi i siguracioneve të makinave. Kompanitë e sigurimeve kanë vendosur të rrisin taksën e sigurimeve nga 3 % në 10 %. Kjo taksë ka hyrë në fuqi në muajin janar, por dy muajt e parë kompanitë i kanë shfrytëzuar si test, duke mos e faturuar atë.
Në janar, tarifa mesatare e sigurimit të makinave u llogarit me rreth 16,900 lekë, pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga viti i kaluar. Drejtuesit e shoqërive të sigurimit po diskutojnë për të vendosur përfundimisht se në çfarë mase do të jetë rritja e tarifës. Zakonisht në ekonominë shqiptare, rritja e taksave bie gjithmonë në kurriz të popullit dhe e njëjta gjë po ndodh dhe me rritjen e ngarkesës fiskale për siguracionin e makinave.