Tirana mund të jetë çdo gjë, përveçse një qytet model apo një vend ideal për të jetuar. Dëshmia e radhës për këtë fakt vjen nga një qytetar, i cili me një mesazh të dërguar në redaksinë tonë ankohet për trotuaret e mbushura me makina.
Kryeqyteti ynë nuk është i blinduar vetëm me plehra, por edhe me biznese të cilat nuk dihet se me çfarë kriteri janë ndërtuar dhe mbi ç’baza vazhdojnë të pengojnë njerëzit për të ecur lirshëm.
Shteti i mban sytë mbyllur dhe sillet sikur gjithçka shkon mirë, sepse… kështu i leverdis për hir të shumë “muhabeteve” të vjetra, me interese që ndahen në sa e sa njerëz dhe qarqe njerëzish.
Ky është mesazhi i një njeriu të thjeshtë, i cili kërkon vetëm të ketë një rutinë krejtësisht normale në lagjen e tij. E pamundur! Vendparkime nuk ka (ose duhet të shkosh vetëm aty ku do Lali Eri dhe të harxhosh gjysmën e rrogës ditore), kështu që populli nuk di ku të mbytet. /JOQ.al