Pamje nga klubi i natës ku u ekzekutua shqiptari në Greqi, ishte një nga aksionerët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.10.2017, 21:27

Këto pamje që do të shikoni më poshtë tregojnë se si funksiononte dhe se si zhvillohej jeta e natës brenda klubit ku u vra biznesmeni shqiptar Roland Shembitrasi, ditën e diel, rreth orës 04:30. Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin grek, brenda klubit "Joy Bar Glyfada”.

39-vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël, ishte një nga aksionerët e klubit të natës. Vetë “Joy Bar Glyfada”, pasditen e së dielës bëri një njoftim në Facebook, ku thuhej se ngjarja ndodhi jashtë lokalit dhe nuk ka lidhje me të, megjithatë nuk e kurseu një “ndjesë”.

Për vrasjen e 39-vjeçarit, i cili njihej ndryshe Roni, policia po heton në dy pista: Prishja e pazareve të drogës dhe konkurrenca në bizneset e klubeve të natës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit