Edhe pse publiku ka kritikuar Klaudia Pepën për ndarjen e saj nga Albi Nako, këta të dy vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin dhe të ruajnë një miqësi pas martese. Dy balerinët e njohur shqiptarë kanë qenë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh. Kjo edhe pasi Klaudia ka vijuar gjithmonë të publikojë foto provokuese në faqen e saj Instagram.
Ditën e sotme, Klaudia ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj, se çfarë të zgjedhë për të veshur. Si gjithmonë nuk mund të mungonte dhe reagimi i Albit. Me sa duket kjo foto e ka bërë të qeshë, pasi komenti i tij shoqërohet me ikona që ‘qeshin me lot’ dhe asnjë fjalë.
Ndërkohë Klaudia nuk e parë të arsyeshme të reagojë lidhur me komentin e ish-partnerit të saj. Mbase nuk i ka pëlqyer komenti i tij i shkurtër, apo ndoshta nuk ka gjetur kohën.