Disa ditë më parë në operacionin “Vjeshtë 2017”, policia e Durrësit arrestoi gjatë ndalimit të një makine tip “Posche” dy persona, emra të njohur për policinë.
Marjel Fierza 30 vjeç dhe Genti Ndërjaku 34 vjeç kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ata udhëtonin të armatosur dhe u dënuan përkatësisht me “arrest në burg” Fierzës dhe detyrim paraqitje Ndërjakut.
Në gjykatë Fierza ka deklaruar se armët (2 armë zjarri pistoleta tip “Beretta”) që iu gjetën në momentin e arrestimit nuk ishin të tijat por i kishte gjetur në parkimin e lokalit ku kishte drekuar dhe do i dorëzonte në polici.
Ai ka deklaruar se:
Por prokurori ka deklaruar se në momentin e arrestimit ai kishte tentuar të hidhte nga xhami i makinës çantën me armë që iu sekuestrua.
Një raport i Ministrisë së Brendshme e ka cilësuar Marjel Fierzën si “ushtar” të Lul Berishës, kapos së bandës famëkeqe të Durrësit.
RAPORTI I MINISTRISË SË BRENDSHME PËR “TË FORTIN” Një raport i Ministrisë së Brendshme, i publikuar në prill të vitit 2016 tregon se një nga të arrestuarit e sotëm në Durrës, 30-vjeçari Marjel Fiera është “ushtar” i Lul Berishës, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “Bandën e Durrësit” mes vrasjesh, trafiqesh drogës dhe armëve.
Raporti fliste për bashkim të Berishës me Emiljano Shullazin. Në të jepeshin të dhëna se aktiviteti i dy kapobandave ishte ai i gjobitjes së disa personave, biznesmenë të njohur në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës.
Dokumenti sekret saktësonte se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhërat tek njerëz të besuar si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi, e Plarent Dervishaj, për të cilin në prill të 2015 Apeli i Krimeve të Rënda i ka pushuar të gjitha akuzat.
“Pjesë e gupit të bashkuar janë Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Edmond Koçi, ose “Mond Çekiçi”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi”, thuhet në raport.
Njoftimi i policisë:
Durrës.
Zbatim i Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017”.
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.