Emrat dhe fytyrat nuk vlejnë, xha Vasoja na mëson si mund ta bëjmë çdo ditë me ngjyra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.10.2017, 22:14

gt

A e dini se njëri nga burrat më frymëzues në Tiranë nuk ka emër?

Në fakt, kjo është më shumë një mënyrë të thëni, sepse ai një emër e ka, xha Vaso, por shumica e njerëzve i flasin pa e ditur se si quhet. 68-vjeçari për të cilin po flasim nuk ka lindur aristokrat dhe as nuk është i pasur, por sillet tamam sikur ka gjithmonë një kamerë pas vetes dhe jep pafund shembuj se si duhet ta jetojmë jetën – pa nevojën e lajkave. Na falni, të "like"-ve!

Ai e nis ditën duke marrë pesë vezë nga shtëpia, të cilat i porosit një herë në dy javë nga fshati i gruas, dhe ua jep pesë njerëzve të parë që sheh rrugës. Sinqerisht, e bën! Çdo ditë, madje! U thotë se u bën mirë ashtu, me një të thyer dhe “vappp” drejt fytit! “Tul e dhjamë!” Ai rrezik nuk di asnjë emër dhe as që i kujton fytyrat e të tjerëve. Të gjithë i sheh njëlloj, sikur kryeqytetasit të ishin një popull aziatik, dhe përpiqet t'ua ylberizojë ditët e javës.

Kur sheh ndonjë fëmijë duke qarë, xha Vasoja i shkon menjëherë afër dhe nuk pyet për babin a mamin e tij, por e merr në krahë dhe luan me të. Po, në mes të rrugës! S’ka burrë nëne që e kundërshton! Ai nuk lë asnjë të moshuar të mbajë plaçka në urban, edhe pse vetë nuk është i ri.

Fjalitë e tij tipike janë:

M’i jep qeset, se t’i jap prapë. Unë pasoj, nuk jam sulmues”.

...Dhe të gjithë qeshin. Pse të mos qeshin? Njeriu i cili njihet thjesht “ai burri i mirë” si humorist ngjan, por episodet me të shpesh janë si parodi.

Gjëja që ai urren më tepër është kur hipën në ashensor. Acarohet me faktin që komshinjtë, edhe pse i ndan një mur, nuk flasin me njëri-tjetrin. Ky i acaron, u flet, u qesh kot dhe... pastaj qeshin edhe ata.

Një ditë, një kamerier në mes të “Bllokut” u ankua gjatë punës se kurrë nuk i ka ardhur një busullë, ndërkohë që çdo klient në lokal përditë merr të tilla, meqë ai ua sjell në formën e një mesazhi ditor nga pronari. Kaq iu desh xha Vasos! Të nesërmen i la një kartolinë mbi tavolinë dhe 20 lekë më pak nga shuma që duhej të paguante. Në të shkruhej:

Doje pusulla e kartolina? Urdhëro! Je djalë i zgjuar, sepse ke kuptuar se leku nuk vlen aq sa fjala e mirë. Paguaje vetë tani kafen!”

Xha Vasoja është shpirt njeriu me të huajt. Çdo turist, po u kthye në Shqipëri për herë të dytë, nëse ka qenë në Tiranë, e njeh dhe i ofron një kafe. Ai i ndal gjithmonë, nuk i lë rehat. Pa ditur asnjë gjuhë të huaj, komunikon me ta. Shpesh e krahasojnë me atë humoristin e madh në Amerikë, i cili dikur nuk fliste fare, por i bënte njerëzit për të qeshur. Si? Nuk ia dimë ne emrin? Ia dimë, ia dimë, por ky nuk është çasti për të kujtuar emra. Çdo njeri mund të bëhet fiks si ai për të cilin po flasim. Emrat janë individualë, sjelljet mund të jenë të ngjashme në shoqëri.

Ideja e këtij plaku është që njerëzit duhet të komunikojnë. Ai nuk është filozof. Madje, nja pesë a gjashtë klasë shkollë thotë se ka, por kjo nuk ka fare rëndësi. Njerëzit po bëhen gjoja si bota dhe Tiranën, kryeqytetin, e trajtojnë sikur ka 45 milionë banorë dhe askush nuk njihet.

Nuk ke pse ta njohësh dikë për të folur me të. Mund t’ia hapësh zemrën edhe pa e ditur se kush është. Mund të guxosh dhe të lidhesh fort me këdo që sheh. Kjo ndoshta do të ulte numrin mesatar të vdekjeve, sepse u shton njerëzve buzëqeshjen dhe u mundëson ura lidhëse për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast rreziku. Kemi lindur vetëm, por për të jetuar me të tjerë. /JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit