Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04.10.2017, 14:02
Aqif Rakipi (majtas), Gjetan Gjetani (djathtas).
Pas kërkesës së PD-së drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme (KËTU) për hetimin e dy deputetëve që sipas opozitës janë me të kaluar kriminale kanë reaguar edhe personat në fjalë.
Në një telefonatë për “News 24” deputeti Gjetan Gjetani i PS për qarkun e Kurbinit ka deklaruar:
Nuk kam asnjë lloj lidhje. I kam marrë të gjitha vetë si nga Prokuroria, si nga gjykata të gjitha dokumentet, që nuk kam as një lloj lidhje me këto çështje. Unë kam lëvizur në të gjithë shtetet e Europës. Këto akuza janë të pabaza. S'bëhet fjalë të ketë asnjë fakt për mua. Janë faktet që e tregojnë jo akuzat e PD. PD të shikojë kryetarin Lul Basha që ka vrarë 4 veta në shesh dhe me rrugën e kombit që ka probleme dhe sot e kësaj dite.”
Ndërkohë deputeti i PDIU-së për Elbasanin Aqif Rakipi, i akuzuar nga PD si i kërkuar nga shteti italian për të kaluarën e tij kriminale, po ashtu në lidhje telefonike i mohoi akuzat duke u shprehur:
PD nuk e di se ku bazohet. Ka bërë një kërkesë me pretekstin se jam i dënuar në Itali. S'kam qenë kurrë në Itali, e jo më të jem i dënuar. Kurrë, kurrë. Unë mbaj përgjegjësi penale sepse nuk kam qenë kurrë në asnjë shtet të Europës, përjashto Malin e Zi. Kam qenë gjithë kohën në Shqipëri. Kam punuar këtu. Jam i hapur ndaj prokurorisë.
Gazetarja: PD-bazohet në fakte që dihen botërisht?
Unë s'kam qenë kurrë, si do dënohem? Nuk e di si mund të dënohet njeriu.
Nuk kam ndër mend të bëj kallëzim penal për shpifje. Të merren organet komptente. S'kam asnjë lloj reagimi tjetër, veç atij publik, për mediat.”
Situata këtu bëhet mjaft interesante pasi PD i mëshonte faktit se për të dy deputetët aktualë ekzistojnë fakte që dihen botërisht se janë të përfshirë në krime, mirëpo në kërkesë e dërguar Prokurorisë nuk referoheshin. Megjithatë pritet që PD të mos mbetet indiferente ndaj distancimit të deputetëve dhe akuzës për shpifje, kështu që duhen ballafaquar fakte nëse ekzistojnë./JOQ.al
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR