Kjo raketë spektakolare bën që të kalosh kontinentet brenda 30 minutash

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.09.2017, 16:33

Sistemi i ri i Transportit Interkontinental nga SpaceX premton që shumë shpejt udhëtimet në largësi jashtëzakonisht shumë të mëdha të bëhen jo brenda pak orësh, por minutash.

Po, po, besojeni! Teknologjia përdor raketat e ripërdorshme SpaceX për të transportuar pasagjerë nëpër kontinente në më pak se një orë dhe në shumë raste në më pak se 30 minuta. Raketa arrin në orbitën e ulët tokësore duke lejuar që çdo person të përjetojë pamje mbresëlënëse të Tokës nga hapësira.

Shihni videon më poshtë për të parë se si funksionon dhe më pas thoni atë fjalinë tradicionale “Ça s’ka bo bota, ë?” Shijojeni, se… Jeta osh Qef! /JOQ.al

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit