Hera e tretë këtë sezon që futbollisti i kombëtares zgjidhet në formacionin e javës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26.09.2017, 12:36

ajeti-crotone-560x416Me fillimin e sezonit të ri dhe ndryshimin e ekipit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti duket se ka rilindur si futbollist.

24 vjeçari vazhdon të mahnitë me performancat e tij në Serinë A te skuadra e Krotones e cila këtë javë arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Beneventon me rezultatin 2-0 dhe futbollisti shqiptar ishte i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtarë.

Për herë të 3-të në 6 javët e para të Serisë A, ai është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane për paraqitjen e tij duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës krahas futbollistëve si Pjaniç, Dibala, Xheko dhe Imobile.formacioni-i-javes-470x591 (1)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit