Turizmi në Kukës tashmë është një fjalë krejtësisht e pakuptimtë. Në Bashkinë e qytetit vendlindor flenë gjumë dhe kanë harruar se një institucion i tillë ka përgjegjësi përpara popullit.
Një qytetar i inatosur na shkruan se ndërtesa e quajtur "Turizmi i Ri" që në kohë të komunizmit, një tokë shtetërore prej dekadash të tëra, po rrënohet çdo ditë e më shumë. Ai na ka dërguar edhe foto të shkrepura dje, duke theksuar se "tokës i kanë dalë pronarët, por nuk po shpronësohet".
Është për të ardhur keq se si shkatërrohen të tilla institucione dhe shndërrohen në vende ku minjtë hedhin valle, e ndoshta, e vetmja gjë për të cilën shërben është si strehë për ndonjë endacak.
Rrënimi duket qartas përmes fotove të mëposhtme, ku – siç mund ta imagjinoni – era në këtë ambient të mykur, plot lagështi e jashtëqitje, të kthen zorrët përmbys.
Ja ç'tregon banori i zonës:
Zot i madh, kur do ta ndryshojmë këtë vend? /JOQ.al