Një qytetar nga Shkodra sot na ka dërguar dy foto, të cilat tregojnë se uji në qytetin më të madh të veriut të Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me pastërtinë dhe shëndetin.
Lexoni çfarë na shkruan ai, për të kuptuar se me çfarë tmerri duhet të përballen shkodranët çdo ditë:
"Përshëndetje, Jeta Osh Qef. Desha ta ndaj me ju këtë mikrob që po na vret të gjithëve dita-ditës nga uji gëlqeror, që shteti ynë e quan të filtruar dhe të përshtatshëm për ne. Banoj në qytetin e Shkodrës. Thjesht hapa dushin për ta pastruar, nuk ka as dy muaj fiks nga pastrimi i mëparshëm. Për dy muaj po konsumojmë dhe po pastrohemi me këtë pisllëk. Nuk i kanë të gjithë mundësitë të blejnë aparat filtrimi, sepse kushton jo më pak se 1300 euro, kështu që ishalla na ka Zoti në dorë, se edhe uji po na vret".