JOQ Albania
Home

Gazetari Sinemati me një sëmundje të rrallë, QSUT i heq mjekimin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/06/2016 19:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

catsGazetari i njohur sportiv Gëzim Sinemati,  ka zbuluar një problem të tijin me shëndetin. Sinomati është duke u kuruar në repartin e Dermatologjisë në QSUT në Tiranë, pasi vuan nga një sëmundje e lëkurës, e njohur si “Poriazis”, e cila akoma nuk mund të kurohet por mund të mbahet nën kontroll me kremra apo me ndryshimin e stilit të jetesës.

Psoriaza duhet trajtuar me mjaft seriozitet për pasojat që mund të sjellë në shëndetin e personit. Një njeri me psoriazis ka 50% më shumë mundësi për tu prekur nga tumoret. 

Sinemati ka thënë se aktualisht atij i është ndërprerë mjekimi që po merrte prej gati 2 muajsh në QSUT. Shkak për këtë është bërë mungesa e medikamentit “Etanercept” i cili është nje medikamet i ri por ka efekte anësore si edhe mund të sjellë uljen e sistemit imunitar. Ky medikament nuk është i vetmi i cili mund të përdoret për të kontrolluar psoriazën. Lënia e duhanit, alkoolit dhe menaxhimi i stresit ndihmon po aq sa përdorimi i kremrave të ndryshëm për lëkurën apo disa ditë në plazh. Kjo sëmundje te pacienti mund të prekë edhe indet kockore dhe të sjellë pasoja të parikuperueshme në kocka, mund të prekë organet jetësore ose për fatin më të mire mund të qëndroje vetëm si lëkurë e acaruar. Jetaoshqef.al  para disa ditësh ka njerrë një postim ku tregon për psoriazën dhe mund ta lexoni Këtu.

Ky lloj medikamenti përveç repartit të Dematologjisë e cila trajtonte me “Etanercept” 13-14 pacientë, përdoret edhe në repartin e Reumatologjisë, pasi këtë mjekim e marrn edhe personat që kanë artrite reumatizmale. Por kohët e fundit ky mjekim i cili është edhe i kushtueshëm (30 mijë lekë një flakon) ka munguar në QSUT. Pacientët e dermatologjisë janë shqetësuar tepër, pasi mungesa e këtij mediameknti për ta do të thotë automatikisht agravim i situatës së sëmundjes.  Ndërkohë që mësohet se në QSUT-ë mjekimi nuk po shkon më në repartin e Dermatologjisë, por vetëm te Reumatologjia, por edhe aty duket se mjekimi do të ndërpritet, pasi kostoja e medikamentit bën që ai të sigurohet nga pacientët nëpërmjet sistemit të rimbursimit.

Nga burime të QSUT-së, mësohet se medikamnti “Etanercept” u bëhej pa pagesë të gjithë atyre pacientëve që ishin të prekur nga sëmundja e “Psoriazis-it” (Dermatologjia) dhe që kishin sigurim shëndetësor.