Damiano Agalliu, ish-banor i Big Brother ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat rozë pasi nxorri të palarat e produksionit si dhe për lidhjen e tij me ish-banoren, Armela Hyseni. Para disa ditësh ai ishte përsëri në vëmendjen e mediave lidhur me disa foto të shpërndara në rrjetin e tij social Instagram, ku u shfaq në një darkë me Armelën dhe nënën e saj.
Por, "namin" e figurës së tij, mesa duket Damiano po e shfrytëzon për të hyrë dhe në tregun muzikor. Ngelet vetëm për t`u parë nëse ai ka zë të mirë për t`u bërë këngëtar apo jo. Kjo pasi shumë shpejt mund ta shohim Damianon në tregun e repave.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Damiano thotë se nuk ka një rikthim të lidhjes mes tij dhe Armelës.
Darkat e tyre ku përfshijnë dhe mamanë po bëhen për të tërhequr vëmendjen e publikut apo janë vërtet miqësore? Kjo ngelet për t`u parë.