SKANDALI/ Futbollisti i Laçit, djali i Kryetarit të Bashkisë shëtit me pistoletë në brez

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.09.2017, 13:47

Në kohën kur inboxi i redaksisë sonë është mbushur me foto armësh thuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë, një denoncim vjen nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish numri një i shtetit tonë ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon djalin e kryebashkiakut të Kurbinit, Artur Bardhi.

Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin Kejvi Bardhi, i cili vetëm dy ditë më parë ishte në fushë me fanellën bardhezi kundër Luftëtarit ku humbën 0-1.

Qytetari që i shkruan Berishës ka publikuar një foto ku Bardhi është në makinë me një pistoletë në prehër. “Ne kemi pushtetin, kemi dhe armët!”, shkruan Berisha në “Facebook”, duke publikuar fotot e futbollistit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit