I stërviste duke i zhveshur, tutorja e prostitutave në chat line shokon gjykatën: E bënin me dëshirë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.09.2017, 11:56

Tetë të rinj (vajza e djem) kanë dalë sot përpara gjykatëses në Tiranë pasi ofronin seks online.

Tutorja e studentëve që ushtronin këtë aktivitet, ka habitur me deklaratën e saj në gjykatë.

Dafina Tresa ka deklaruar se nuk e kishte idenë se ky aktivitet ishte i jashtëligjshëm dhe përbënte vepër penale.

Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”,- ka thënë ajo në gjykatë ndërkohë që ka mohuar çdo akuzë mbi të duke thënë se vajzat e bënin çdo gjë me dëshirën e tyre.

Mbi të rëndojnë akuzat e “përshtatje ambientesh për shfrytëzim prostitucioni dhe rekrutim vajzash për prostitucion”.

Njoftimi i policisë:

Një grup prostitucioni është shkatërruar në Tiranë gjatë mesditës së sotme. Mësohet se janë arrestuar gjithsej 8 persona.

Rrjeti udhëhiqej nga Dafina Tresa, e cila prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Të ditur janë bërë vetëm emrat e Dafina Tresës dhe Artur Bakallit. Ndërsa për personat e tjerë është bërë e ditur vetëm mosha dhe inicialet, të cilat janë si më poshtë:

– Xh .B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K. B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A. K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në gjendje të lirë do të ndiqet edhe një 17 vjeçare, e cila punonte në rrjetin e prostitucionit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 9 kompjutera, 9 kamera për komunikim video online, 2 laptopë dhe disa lodra “të pista” që përdoreshin gjatë komunikimit online me klientët.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh. B., A. B., E. D., K. B., A. K., dhe E. D për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit