Prostituta online/ Arrestohen 5 të reja, kush ishin tutorët që i mësonin të bisedonin “nxehtë” me klientët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.09.2017, 14:14

Një grup prostitucioni është shkatërruar në Tiranë gjatë mesditës së sotme. Mësohet se janë arrestuar gjithsej 8 persona.

Rrjeti udhëhiqej nga Dafina Tresa, e cila prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Të ditur janë bërë vetëm emrat e Dafina Tresës dhe Artur Bakallit. Ndërsa për personat e tjerë është bërë e ditur vetëm mosha dhe inicialet, të cilat janë si më poshtë:

– Xh .B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. – A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. – E. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. – K. B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë. – A. K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në gjendje të lirë do të ndiqet edhe një 17 vjeçare, e cila punonte në rrjetin e prostitucionit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 9 kompjutera, 9 kamera për komunikim video online, 2 laptopë dhe disa lodra “të pista” që përdoreshin gjatë komunikimit online me klientët.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh. B., A. B., E. D., K. B., A. K., dhe E. D për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit