Michelle ka zbuluar sekretin e Obamës të përsëritur për 8 vite rresht

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26.08.2017, 14:31

Një nga parimet e ekspertëve të modës është që “investimi në veshje është themelor”, e kjo shprehje mund të vlejë më shumë për gratë, pasi burrave u mjafton një palë pantallona, këpucë dhe këmishë. Me sa duket Barack Obama nuk ka dëgjuar kurrë për këtë këshillë.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ka zbuluar vetë se burri i saj kishte veshur të njëjtin smoking të zi gjatë 8 viteve të mandatit të tij si President SHBA-ve.

Askush nuk e ka kuptuar me sa duket”, u shpreh Michelle.

Me pak fjalë ish-presidenti kishte një ndjenjë praktike duke e ditur se kamerat ishin gjithmonë të përqendruar në gruan e tij.

Por, gjithsesi i njëjti kostum për 8 vite?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit