Ditën e enjte zhvillihet ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit, e cila do të në orën 20:00 në "Elbasan Arena"
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes.
Masat e marra:
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Do të planifikohen shërbime shtesë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të mos kenë me vete:
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium. Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.