Nesër ndodh eklipsi i plotë diellor, gjithçka që duhet të dini

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20.08.2017, 23:17

Të hënën, qielli do të jetë më I bukur se asnjëherë pasi do të ndodhë eklipsi total, i pari pas 100 vitesh ku Dielli, hëna dhe Toka do të vihen në vijë të drejtë duke e kthyer ditën në natë për të paktën disa minuta, raporton NASA.

Po çfarë është ky eklips?

Ky eklips ndodh kur hëna mbulon tërësisht diellin duke bërë të dukshme vetëm “koronën” e tij. Eklipset ndodhin shpesh por ky që do të ndodhë nesër është I veçantë pasi do të jetë I plotë dhe I dukshëm rreth kontinentin të Amerikës së Veriut.

Kur do të ndodhë?

Do t’i duhen rreth 90 minuta hënës për ta mbuluar tërësisht diellin. Pra do të fillojë në orën 10:15 paradite në Bregun Perëndimor dhe do të përfundojë rreth orës 14:45 pasdite.

A do të jeni në gjendje ta shikoni?

Shtegu i totalitetit, aty ku drita e diellit bllokohet tërësisht nga hëna, është 70 milje e gjerë dhe kalon në 14 shtete amerikane. Një pjesë e mirë mund ta shikojnë të gjithnin, por shumë të tjerë mund të shikojnë vetëm një pjesë të tij sipas NASA-s, të cilët sugjerojnë që mos ta shikoni pa syze të mira sepse mund t’ju dëmtojë sytë

Ku mund ta shikoni LIVE?

Te faqja zyrtare e NASA në Facebook.

a-mach-eclipse-greateclipse-170803-today-inline-vid-featured-desktop_1503256126-6737468

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit