Në gjendje të rëndë vëllai i të dashurit të Lori Hoxhës, u përplas keq me makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2017, 14:25

Shpresim Bajraktari është aksidentuar rëndë mbrëmjen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në Mal të Zi. Burime për JOQ.al bëjnë me dije se bashkë me Shpresimin udhëtonin edhe tre persona të tjerë.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, një prej bashkëudhëtarëve të Shpresimit ka ndërruar jetë.

Gjendja shëndetësore e Bajraktarit raportohet të jetë kritike. Ai është vëllai i të dashurit të Lori Hoxhës, Vis Bajraktarit.

30 vjeçari është drejtues i një prej bizneseve të njohura në Tiranë. Redaksia e JOQ.al uron shërim të shpejtë gjithë të lënduarve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit