Edgar Çani fillon zyrtarisht aventurën në Shqipëri: Ja pse zgjodha pikërisht Partizanin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.08.2017, 13:56

Edgar Çani është zyrtarisht sulmues i Partizanit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar sot në ambientet e klubit të kuq duke u shprehur mjaft entuzuziast për këtë aventurë të re. Ai ka treguar edhe arsyet që e bënë të zgjidhte ekipin kryeqytetas.

Po është e vërtet Partizani më ka kërkuar edhe më parë, por këtë herë këmbënguli më shumë për mua dhe e pranova ofertën e klubit kryeqytetas, duke parë edhe projektin që ka. Klubi ka pretendime serioze, kërkon titullin pas shumë vjetësh dhe unë vendosa të vij për ta ndihmuar këtë ekip.
Më ka pëlqyer projekti, që ma ka shpjeguar edhe Moggi, me të cilin ka komunikuar disa herë. Nuk e njoh mirë futbollin shqiptar, sepse kam jetuar në Itali, por kam parë disa ndeshje dhe kam krijuar një imazh. Nuk kam objektiva personalë përsa i përket numrit të golave, por dua të ndihmoj klubin të arrijë atë që do.
Më pëlqen konkurenca, nuk i frikësohem Do të ishte bukur të shpallem kampion me Partizanin. Nuk kam pasur oferta të tjera në kampionatin shqiptar dhe tani mendoj vetëm për Partizanin, kam firmosur një kontratë 2 vjeçare, dua tëjap aksiumin këtu. Trajnerin Iuliano e njoh, sepse ka drejtuar disa skuadra në Itali. Konkurrenca? Natyrisht, më pëlqen dhe jam gati të jap më të mirën", ka deklaruar Çani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit