Alarmante/ I nxehti ekstrem, makinat shpërthejnë në flakë

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 05.08.2017, 09:56

Temperaturat ekstreme duket se kanë përfshirë të gjithë Evropën, megjithatë , në Emiratet e Bashkuara situata është mjaft alarmante.

I nxehti përvëlues ka bërë që makinat të shpërthejnë në mes të rrugës, duke alarmuar qytetarët e duke shpallur gjendjen e emergjencës.

Shtatë automjete kanë shpërthyer dy muajt e fundit vetëm për shkak të temperaturave të larta.

Në videon e postuar në Instagram nga Emergjencat Civile, shikohet aksioni i zjarrfikësve që vijnë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët në makinën e djegur në temperaturë 40 gradë.

Një situatë e tillë është dhe në Shqipëri, ku temperaturat e larta kanë ndikuar në një farë mënyre në përfshirjen në flakë të disa makinave.

Janë të shumta rastet që mbërrijnë në redaksinë e JOQ.al të makinave të përfshira nga flakët në autostrada, ku disa ndodhin për shkak të defekteve, por dhe i nxehti duket se luan rolin e tij në këtë mes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit