Ndoshta të gjithë ne mendojmë që njeriu më i pasur në botë është Bill Gates, por nuk është e vërtetë. Prej KOhësh, Bill Gates ka rënë nga perandoria e vendit të parë si më i pasuri në botë. Jeffrey Preston Bezos, drejtuesit të dyqanit më të madh online, “Amazon” renditet në vend të parë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë.
Aksionet e Amazon.com u rritën me 1.8% mëngjesin e të enjtes në New York, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në afro 91 miliardë dollarë.
Lista e pasanikëve të globit ka të tjerë emra të njohur.
Në vend të tretë është sipërmarrësi spanjoll Amancio Ortega, i Zara-s. Pas tij vjen një tjetër amerikan i njohur, Warren Buet. Ndërsa i fundit në listën e 5 më të pasurve është themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg. Ajo që vihet re është se në listën e 5 më të pasurve, 3 prej tyre janë inovatorë në teknologji, çka sipas ekspertëve të financave përcakton edhe të ardhmen e më të pasurve në botë.