Zelanda e Re po përballet me një problem që atje është i madh, mungesën e punëtorëve sezonalë për vjeljen e mollëve dhe frutave të tjerë.
Këtë vit mungojnë rreth 2 mijë punëtorë sezonalë, ndërsa në vitet në vijim kjo mungesë mund të rritet akoma më shumë. Sipas prodhueseve të mollëve në Zelandën e Re, këtë sezon parashikohet që të mblidhen 19.5 milionë kuti, me vlerë rreth 418 milionë eurosh. Prodhuesit e frutave ankohen se numri i punëtorëve sezonalë nuk ka qenë kurrë më i ulët në pesë vitet e fundit.
“Çdo vit ne prodhojmë më shumë mollë dhe presim që të korrat në vitin 2022 të arrijnë vlerën prej një miliard dollarësh. Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të tërhequr punëtorë sezonalë, qoftë me rritjen e mëditjeve, apo duke rritur kuotat për emigrantët”, tha Howard Fresh që punëson mijëra punëtorë sezonalë.
“Ne përpiqemi për të gjetur sa më shumë njerëz me viza turistike”, tha menaxheri i Craig Trenemam në kompaninë Bostock, eksportuesi më i madh i mollëve mjedisore nga Zelanda e Re.
Sipas tyre, paga do të jetë e mirë, ku punëtorët mund të fitojnë rreth 150 euro në ditë. Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit vlerëson se këtë sezon do t’i marrin 50 mijë mbledhës frutash dhe prodhuesit do të mbeten të paktën pa 2.000 punëtorë sezonalë.