Një makinë e tipit “Lamborghini”, e cila kushton jo më pak se 250 mijë pound është zhdukur në mënyrë të mistershme dhe kompania ke vendosur të flasë për këtë zhdukje.
Kompania e Lamborghinit ka treguar se makina u mor me qera nga një grua irlandeze me një kartë identiteti që më pas rezultoi të ishte false.
Gruaja 40-vjeçare tha se me makinën do shkonte në Strasburg për një takim dhe i duhej një Lambo, por nga GPS i makinës ajo ka bërë rrugën Zvicër-Londër. Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.
Menaxheri i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.
Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane, rreth 2 mijë euro dhe kartën e identitetit.