Një 27-vjeçar nga Elbasani, i cili quhet Rezart dhe punon në një call center italian thotë se ka arritur të komunikojë me familjen e Mario Balotelli-t madje në telefon i është përgjigjur vetë Balloteli.
Pas një bisede prej 15 minutash SuperMario është “dorëzuar“ duke pranuar të lidhë një kontratë me kompaninë e djalit. Në intervistën e Infoelbasanit ai shprehu që Balloteli nuk ishte shumë “arrogant" në telefon, madje ishte shumë ndryshe nga ai që ne njohim në sport.
Ai është shprehur se ka bërë shume kontrata por ndjesia e kësaj kontrate është tepër e veçante sepse arriti ta bëjë me një lojtar “yll" të futbollit Europian.