Hynë në supermarket dhe vodhën kasafortën, ja shuma marramendëse që i mbushi xhepat grabitësve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.07.2017, 13:47

Dy persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një supermarket të linjës “Big Market” në qytetin e Sarandës, në pronësi të një 54-vjeçareje me iniciale K.A.

Autorët e grabitjes kanë thyer me forcë xhamin e supermarketit dhe kanë rrëmbyer kasafortën me rreth 10 milionë lekë të vjetra brenda.

Ata janë larguar me një automjet tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjendur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.

Targa është shpallur në kërkim nga DVPT (Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë) dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.07.2017 rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market”, në pronësi të shtetases K.A., 54 Vjeçe, banuese në Sarandë.

Autorët kanë arritur të hyjnë brenda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja.

Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetur i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë.

Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” , parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

grabitje-arme-mask-420x234

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit