Vera ka ardhur dhe të gjithë janë dyndyr drejt jugut ku jo vetëm po shijojnë rrezet e diellit, por në të njëjtën kohë po tregojnë linjat e mira trupore që i kanë krijuar gjatë dimrit. Njëri prej tyre është edhe Dorian Ramaliu, i cili ka rënë plotë 12 kilogramë në peshë.
Por si e ka realizuar prezantuesi i "Fiks Fare" këtë dobësim? Siç thotë ai duke qeshur, "duke bërë seks". Duket paksa e pabesueshme, por ja që edhe marrëdhënia seksuale e puthjet kanë ndikuar në humbjen e tij në peshë.
Dori dhe Devisi janë dy djemtë që bënë përshtypje me mënyrën e tyre të prezantimit e pas puthjes live që dhanë mes njëri-tjetrit në emision. Detaje të tjera Doriani ka treguar në një intervistë pikante për "Panorama".
Fotografia jote me peshqir që postove nga ballkoni i një hoteli bëri xhiron e rrjeteve sociale. Si ia ke dalë të dobësohesh kaq shumë?
-Duke bërë dashuri, duke dashuruar çdo ditë e më shumë. Më saktë t’ju them lodhje, konsumim perfekt. Ua sugjeroj atyre që duan të humbin kilogramë në peshë!
Po thua se të ka dobësuar seksi, me pak fjalë?
-Për mua s’ka dashuri pa seks.
Po seks pa dashuri bën ti?
-Ah jo! Për mua seksi pa dashuri është si të punosh pa rrogë. Kësaj i thonë lodhu kot, po s’ka përfitim (qesh).
Pra je i dashuruar?
-Nuk do të flisja e s’do të dobësohesha kaq shumë po të mos isha i dashuruar… (qesh).
Kush është ajo?
-Sa ta zbuloj mirë kush është, do t’jua prezantoj.
Dobësimi në rastin tënd ka lidhje me ndjenjat, apo me lodhjen fizike?
-Sigurisht që me të dyja, duke eliminuar apo zëvendësuar vaktin e darkës në orët e vona me seksin. Brumërat dhe ëmbëlsirat gjatë ditës me ndjenjat. Ah, pa harruar puthjet, pasi sa herë më vjen dëshira për të ngrënë, dhuroj një puthje. Nga ky regjim kam humbur 10 kilogramë, maksimumi 12 kg. Uroj mos ta lë ndonjëherë këtë dietë, se do të jetë lehtësisht e dallueshme pastaj.
Përveç kalorive që djeg nga puthjet dhe seksi, sa i takon menysë ditore, çfarë konsumon më shumë aktualisht për të arritur këtë formë?
-Ok. Bëhemi pak seriozë tani, vërtet! Atëherë unë konsumoj perime, drithëra, fruta. Sa më pak brumëra dhe ëmbëlsira, sa më pak yndyra dhe në vend të mishit të kuq konsumoj mishin e bardhë, pra filetot e pulës. Dhe sigurisht shumë ujë gjatë ditës.
Je i varur nga kafet dhe sporti në jetën e përditshme?
-Pa një mesazh në celular dhe kafen e mëngjesit mua s’më hapen sytë. Me sport fatkeqësisht s’merrem.
Nga alkooli apo kokaina, kur del për qejf?
-(Qesh) Pak alkool po dhe aspak kokainë. Jo për gjë, por s’kam nevojë për stimulues, duke qenë