
Emri është një pjesë e rëndësishme për çdo kënd gjatë jetës së tij dhe një dilemë është se çfarë emri do i vendosni një të sapo linduri. Kohët e fundit kanë hyrë në trend emra perëndimorë, të shkurtër apo nga dy-tre emra së bashku varet nga preferencat e secilit prind. Ama ka edhe nga ato familje që ruajnë me fanatizëm traditën për të vënë emra shqip që mbartin padyshim ndonjë kuptim apo histori më vete.
Por a e dini që ka një listë emrash që ndalohen me ligj në Shqipëri? Më poshtë është lista me emrat e ndaluar në mënyrë kategorike.
Emrat:
Ankim, Arancata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Currane, Currele, Careva, Carina, Cbane, Dert, Derman, Dovle, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federate, Fodulle, Gazep, Gallata, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hice, Hafije, Helme, Ironi Jermsine, Keqan, Keqe, Krajlice, Levere, Meze, Meshire, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrezi, Ndalim, Pikellime, Pafate, Pseerdhe, Rike, Rakita, Spece, Sose, Stenate, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere.
Përgjithësisht lista e mësipërme përbëhet nga emra që shënjojnë njëfarë negativiteti dhe kjo mund të jetë edhe një arsye pse ata janë të ndaluar.