“Lambo im është prej vërteti jo si i Stresit”, reperi shqiptar me famë në Greqi flet hapur

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.07.2017, 20:43

TOQUEL është emri i tij i artit. Ndoshta për tregun muzikor shqiptar është ende i panjohur por realiteti tregon ndryshe nëse i referohemi karrierës se tij muzikore në Greqi. Reperi shqiptar, emri i të cilit mban peshën e disa hiteve në vendin fqinj, tashmë është kthyer duke synuar fuqishëm tregun muzikor shqiptar. Ai vjen me një stil krejtësisht unik duke premtuar sukses të vazhdueshëm.

‘Lambo’ quhet kënga e parë në shqip, e cila ka vetëm pak ditë që është publikuar në kanalin e tij në ‘YouTube’, duke patur menjëherë mijëra ndjekës, shkruan "Xing".

Më poshtë intervista me reperin e ri shqiptar:

1- Përpara se të nisim intervistën duam të dimë pse ky emër TOQUEL dhe cili është emri juaj i vërtetë?

Emri im artistik Toquel nuk ka qenë një përzgjedhje rastësore. Përpara disa viteve mu desh të kaloja një periudhë të vështirë psikologjike. Ka qënë pikërisht një psikolog i famshëm, i cili ma ka ngjitur këtë emër. Ai thoshte se i përshtatej periudhës së vështirë dhe të egër që po kaloja në atë kohë. Fatmirësisht çdo gjë kaloi me sukses.

2- Jeni vetëm 23 vjeç dhe nëse kërkojmë për emrin tuaj dalin një sërë hitesh në Greqi. A është e vështirë për një shqiptar të hyjë në tregun muzikor grek?

Nuk mund të them që ka qenë e lehtë, por unë besoj se talenti dhe pasioni dalin në pah pavarësisht vendin ku ndodhesh.

3- Të është dashur të refuzosh kombësinë tënde për këtë?

Nuk e kam bërë kurrë dhe nuk do ta bëja edhe sikur të isha në situatën më të keqe. Nuk hyj në ata njerëz që sheshin identitin e tyre për para apo famë. Gjithmonë e kam pranuar që jam shqiptar dhe më kanë pranuar për talentin që unë kam. Nuk e mohoj që ka plot raste ku shqiptarë ose jo, kanë shitur kombësinë e tyre për përfitime të tjera.

4- Pse ky vendim për tu kthyer në Shqipëri dhe për të aspiruar tregun muzikor shqiptar?

Mendoj që ishte koha e duhur për të marrë një vendim të tillë. Në këtë moment të dy i duhemi njëri-tjetrit. Besoj se ka ardhur momenti për të sjellë një model ndryshe të të bërit rrep në Shqipëri,dhe krahas kësaj pik së pari unë dua të jem përpara së gjithash model suksesi në vendin tim. 🙂

5- ‘Lambo’ quhet kënga juaj e parë në shqip , e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë, a ka lidhje me ‘Lambo-n’ e Stresit?

(Qesh) Nuk kanë asnjë lidhje me njëra –tjetrën. Unë di të them që Lambo im është prej vërteti jo i xhiruar me djegie.

6- Nëse i referohemi tekstit të këngës, është shumë provokativ dhe me nënkuptime. Ka ardhur momenti të tregosh mesazhin e vërtetë të këtij teksti… 😛

Teksti I këngës ka shumë nënkuptime të cilat mund t’i kuptojnë ata që kanë veshë për të dëgjuar dhe tru për të kuptuar. (Qesh) Teksti nuk ka të bëjë thjesht për një model makine, është më tepër se aq, është një stil jete, një lloj ndryshe botëkuptimi etj etj. Ky tekst I jep të drejtën gjithë secilit ta përshtasë dhe kuptojë sipas mënyrës së tij.

7- Kush te frymëzon kur shkruan një tekst?

Një rreper frymëzohet nga fenomene të ndryshme kur shkruan një tekst. Mund të jetë një arsye personale deri tek fenomene të përgjithshme të cilat na prekin në përditshmërinë tonë. Më është dashur shumë luftë për të arritur këtu ku jam dhe kur kthejë kokën pas kam dëshirë t’i tregoj edhe të tjerëve luftën time të suksesshme. Padyshim që tekstet e mia I përdor edhe për të kundërshtuar një fenomen sepse një rreper I vërtetë mban përgjegjësi për ç’do fjalë të shkruajtur apo të kënduar.

8- Ku është realizuar klipi i këngës?

Klipi është realizuar nga kompania ku unë bëj pjese e cila quhet ‘Mojo Productions’. Kemi xhiruar në disa vende të Shqipërisë si Tiranë, Elbasan, Durrës. Ka qënë një organizim impenjativ por e rëndësishme është që në fund produkti, pra klipi, ka dalë tepër cilësor.

9- A ju kanë frymëzuar rreperët shqiptar në karrierën tënde muzikore? Nësë po, kush?

Kam respekt për rreperët në përgjithësi, por pavarësisht këtij respekti nuk mendoj që në Shqipëri ka rreper të këtij kalibri sa mund të më frymëzojnë. Përkundrazi, do të jem unë ai që do të frymëzojë të tjerët. ( Qesh )

10- Dimë që muzika hip hop rrënjët i ka nga rruga dhe revolta. A keni ju një lloj revolte që ju bëri të këndonit rrep?

Është e vërtetë çdo rreper ka një histori revolte apo dhune por vetëm disa prej tyre, mund të them ata më inteligjentët dinë ta kthejnë këtë revoltë rrep, në muzikë, në art. Unë preferoj dhe jam pjesë e këtij modeli rreperësh.

11- Dimë që në Greqi keni patur bashkëpunime dhe me këngëtarë të njohur, nëse do të vije me një bashkëpunim në Shqipëri kë do të zgjidhje ?

Bashkëpunimet janë gjithmonë të mira, pasi në një mënyrë apo në një tjetër të ndihmojnë të marrësh famë më shpejt. Për momentin menaxherët e mi dhe kompania në të cilën unë bëj pjesë janë fokusuar në projektet e mia solo. Më vonë, nëse ndonjëri e meriton të bashkëpunojë me mua do ta mendojmë si mundësi. (Qesh)

12- Kryesisht rreperët në Shqipëri janë ndarë në grupe Otr, Tba, Babastars etj. Ti do të sjellësh një grup të ri, do të bëhesh pjesë e ndonjërit prej tyre apo zgjedh të ‘luftosh’ krejtësisht I vetëm?

Nuk kam patur kurrë interes të ndjek këto grupe e aq më pak të bëhem pjesë e tyre. E theksoj që unë jam pjese e ‘Mojo Productions’ e cila më tepër se grup apo kompani është familja ime e madhe.

13- Cili do të jetë projekti i radhës ? ( Mund të flasësh për klipin e ri dhe kur do të dalë )

Jemi drejt fundit të një kënge e cila quhet ‘Po m’pëlqen’ e cila neser do të publikohet në kanalin zyrtar të kompanisë ( Mojo Productions ). Në listën time kam edhe shumë projekte të tjera të cilat do ti presin të publikohen Brenda këtij viti. Për momentin preferoj të mos flas, për ti mbajtur surprizë, por ndërkohë shijoni verën me ‘Lambo’.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit