Çaste tmerri dhe paniku kanë përjetuar 68 pasagjerë në avionin e "Blu Panorama", i cili do të nisej nga Ankona për në Tiranë. Avioni është detyruar që të bëjë ulje emergjente në aeroportin e “Sanzio Falconara”, shkruajnë mediat italiane.
Kjo pasi, nga kabina ka dalë tym, i cili mendohet se është shkaktuar si rezultat i një shkëndije në një qark të shkurtër elektrik.
Por nga ana tjetër mediat italiane bëjnë të ditur se çdo gjë është zgjidhur në vetëm pak minuta.
Ndërsa njëri prej pasagjerëve të papranishëm në bordin e aeroplanit ka rrëfyer ngjarjen për Opinion.al, ku është shprehur:
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Ankonës me destinacion Tiranën. Ndërkohë që “Panorama”, mëson se avioni akoma nuk ka arritur në aeroportin e Rinasit, duke parë dhe orarin zyrtar, ku shkruhet se vonohet.