Të udhëtosh me disa linja urbanesh në Tiranë është jo fort komode për qindra arsye që dihen tashmë, pasi janë diskutuar gjerësisht. Po ka edhe raste ekstreme kur në mes të urbanit gjejmë edhe një zgavër të tillë e cila sikur të bën që 40 lekët e paguara të të qëndrojnë pak ngushtë.
Kjo linjë urbane është ajo që përshkruan aksin rrugor Qëndër – "Mihal Grameno" dhe mund ta shikoni fare mirë gjendjen si është katandisur. U fol për kontrolle të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse nëpër urbane sapo u vendos rritja e çmimit dhe se ato subjekte që nuk mbanin standartet do të gjobiteshin. Epo, ndoshta këtij urbani nuk i ka ardhur radha e kontrollit akoma.
Gjithsesi, meqë vrima është edhe shumë në modë këto kohë, them që t'i mbyllim dhe të mos quhemi më vendi i vrimave, por vendi i punëve të kryera mirë e me kujdes. Duke filluar nga urbani sigurisht.