JOQ Albania
Home

Vendi ideal për të dashuruarit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/02/2016 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hong Kongu mund të jetë një nga vendet ideal, ku çiftet mund të kalojnë Shën Valentinin. Në këtë qytet janë instaluar 25,000 trëndafila të krijuar nga dritat LED, duke u kthyer në një vend romantik për të dashuruarit.

Ky kopsht i mrekullueshëm ndodhet në zonën kryesore të qytetit, ndërsa gjatë natës dritat ndizen dhe vendi ndriçohet që të çiftet të shohin lumturinë në sytë e njëri-tjetrit.

Çdo trëndafil i bardhë, i cili konsiston me gjashtë shtresa të petaleve, është “mbjellë” individualisht dhe është rezistent ndaj ujit.
Ky kopsht do të jetë i hapur çdo ditë deri më 22 shkurt, ndaj të gjithë të interesuarit mund të shkojnë për të kaluar atje ditët e mbetura të shkurtit.