Rekordi “i çmendur” i Presidentit Nishani, çdo 44 orë jep një dekoratë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2017, 19:42

nisanMesditën e së premtes, kreu i shtetit, ka akorduar dekoratën e 1000 të tij.

Ajo i është akorduar Bido Latifit, një personazhi të njohur gjatë pushtimit nazi-fashist, në zonën e Lazaratit.

Familjarëve të tij i është dorëzuar titulli “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin “Udhëheqës i shquar popullor në betejat për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ato kundër okupatorëve të huaj. Ka luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ”.

Në një vëzhgim në faqen e internetit të Presidencës, ku janë të publikuara të gjitha dekorimet e bëra prej tij, që prej datës 24 korrik 2012, dite kur mori detyrën, e deri më sot, vihet re se nga momenti kur ka marrë detyrën e kreut të Shtetit, Presidentin Nishani, ka akorduar 1002 dekorata, shkruan TCH.

E përkthyer në shifra, në çdo 44 orë si President, Nishani ka dhënë një dekoratë. Numër ky që pritet të rritet, duke pasur parasysh, se Bujar Nishani, do të jetë President i Republikës edhe për 31 ditë të tjera.

TABELA

Dekorimet e Presidentit Bujar Nishani ( 24.07.2012 – 23.06.2017 )

Titulli “Mjeshtër i madh” – 244

Dekorata “Nderi i kombit” – 219

Dekorata e Artë e Shqiponjës – 86

Titulli “Naim Frashëri” – 85

Titulli “Për merita të veçanta civile” – 81

Dekorata e Flamurit Kombëtar” – 68

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” – 65

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 52

Dekorata e Mirënjohjes – 31

Dekorata “Pishtar i demokracisë” – 30

Dekorata “Nënë Tereza” – 24

Titulli “Martir i demokracisë” – 18

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit