Në mediat e vendit bëri shumë bujë projekti urban i Rilindjes tek ish-stacioni i trenit. Sot inaugurohet “Bulevardi i ri i Tiranës”, por e vërteta është se 50 metra më tutje po përpiqen "ta mbulojnë diellin me shoshë".
Përveç se u prishën shumë shtëpi romësh që gjendeshin në atë zonë dhe tregtarët ambulantë nuk ushtrojnë më aktivitetin e tyre, vetëm disa metra larg kësaj “madhështie”, ujërat e zeza po përmbysin lagjet.
Gjendja është e mjerueshme dhe banorët e njësisë nr.9 në kryeqytet janë ankuar disa herë tek UKT për këtë problem vërtet shqetësues, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.
Era e padurueshme ka kapluar të gjithë lagjen, ndërkohë që ata që nuk e dijnë ç'ndodh i gëzohen projektit të ri.
Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe po i shkojnë tek pragu i derës familjeve që gjenden aty. Përveç faktit se janë burime të shumë sëmundjeve, as kafshët nuk lihen në një mjerim të tillë.