E dimë shumë mirë se në çfarë kushtesh ndodhen rrugët e Shqipërisë. Sa janë në qeveri duket se i bëjnë gjërat sa për sy e faqe, ose thjeshtë sa “ngrihen” dhe më pas s’bëjnë asgjë.
Një rast i tillë është në Klos, ku me rastin e fushatës elektorale, duhej bërë shtrimi i rrugëve të njësisë administrative Xibër, po fadroma prej dy ditësh qëndron e parkuar.
Pas 2 vitesh e qëndruar nën hije, Bashkia është kujtuar ta nxjerrë në punë fadromën, por s’mund të ndodhte ndryshe dhe ajo do të vetëprishej.
Sipas denoncuesve në redaksinë e JOQ.al, fadroma nuk ka tre goma dhe shoferët janë larguar me pretekstin se do shkojnë t’i rregullojnë, por nuk janë bërë më të gjallë.
Kto jane punimet per shtrimin e rrugeve te njesise administrative xiber bashkia klos fadroma u bene 2 dite qe rri e parkur se nuk ka 3 goma shoferte kan ikur duke thene se do rregullojne gomat dhe skan bere asgje ju lutem postojeni”, shkruan qytetari.
Kjo është tamam tallje me popullin, u japin shpresë në prag zgjedhjesh se duan votën, por sërish i lënë të braktisur.
E për më tepër, mbi “kokë” fadroma mban plot krenari flamurin e Partisë Demokratike.