Këngëtarja Jennifer Lopez mesa duket dëshiron të "thyejë" tabutë dhe të heq çdo keqkuptim nga mediat për marrëdhënien e saj me ish -burrin, Marc Anthony.
Edhe pse, prej kohësh ajo është në një lidhje me Alex Rorigue, Lopez nuk e ka problem të takohet me ish -burrin.
Lopez, e cila ka 2 fëmijë me këngëtarin Marc Anthony nga romanca e tyre e gjatë dhe shumë e komentuar, thotë se fëmijët e duan shumë të dashurin e saj.
Në një intervistë të fundit ja ka thënë se për Ditën e Baballarëve ajo do të shkojë në të njëjtin aktivitet me Alex dhe Marc si dhe sigurisht fëmijët e tyre.
Pyetur nga gazetari nëse do të bëhet një foto familjare e tyre bashkë për të dëshmuar se sa moderne është kjo e fundit Jennifer Lopez i është përgjigjur pozitivisht.