Ekspertët japin alarmin: Loja e rrezikshme “Balena Blu” po luhet edhe në Shqipëri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2017, 10:00

"Balena Blu" është konsideruar si loja më e rrezikshme që ka pushtuar internetin, për shkak se pjesë e kësaj loje bëhen fëmijët. Loja i detyron fëmijët që të kryejnë edhe vetëvrasje. Bëhet e ditur se kjo lojë ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi deklaroi gjatë emisionit "Top Show", se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu.

Kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, kudo dhe i kërkon të luajë një lojë. Që nga ai moment nis loja e torturave të njëpasnjëshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot e frikshme që të dërgon kuratori dhe sfida të tjera të dhimbshme që fëmijët duhet t’i kryejnë me përpikëri për 50 ditë. Pastaj vjen sfida e fundit dhe më e tmerrshmja, ku muratori kërkon që fëmija të hidhet nga tarraca e një pallati të lartë", – ka thënë Dashi.

Por sipas psikologes, Ornela Belba, në Shqipëri ka pasur tashmë një rast të “Balenës Blu”.

Bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, e ëma e pikasi atë në fazat e para", – ka thënë psikologja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit